Aksidentohet motoçikleta në Ferizaj, dyshohet për të lënduar
Redaksia
Ferizaj24
21 Qershor 20212 min lexim80 vizita
Në Nerodime të Ferizaj, afër restorant “Freskia” ka ndodhur një aksident komunikacioni, me ç’rast ka pësuar një motoçiklist.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes drejtuesi i motoçikletës ka provuar të tejkaloi kolonën e automjeteve dhe është futur mes kolonave me ç’rast është goditur me makinat përball.
Në vendin e ngjarjes kanë dal policia e trafikut dhe po merren me rastin.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Kanun Veseli.
“Dje sotrreth orës 16:46 në Nerodime të Epërme ka ndodh aksident trafiku me dëme material dhe lëndime trupore, të përfshira dy njësi, njëra veturë , kurse tjetra Motoçikletë. Deri te aksidenti i trafikut dyshohet të ketë ardhur si pasojë e çkyqjes se pa sigurt. Në këtë aksident përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili fillimisht dërgohet ne Emergjencën e Ferizajt me pas në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm” ka thënë Veseli
Kohë më parë Drejtoria e Policisë Rajonale ka shpallur planin operativ për vetëdijesimin e drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve, ku ka pasur edhe shumë gjoba.