Në fshatin Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj persona të dyshuar kanë vjedhur brenda kishës. Sipas Policisë, të dyshuarit kanë vjedhur instalimin e rrymës elektrike, vlera e të cilave nuk dihet. Rasti është raportuar dje rreth orës 9:45 dhe vazhdon të hetohet. Policia nuk ka njoftuar nëse ka arritur të identifikojë dikë që lidhet me rastin.