Në qytetin e Ferizajt në rrugën “Gjon Serreçi”, një qytetar me motor ka bërë lëvizje akrobatike në rrugë apo të njohur si “drift”. Ngasja e rrezikshme dhe jashtë rregullave ka mundur të rrezikojë edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion që po qarkullonin me veturat e tyre në ato momente. Klankosova ka publikuar një video të rastit në fjalë. Sipas tyre kjo nuk është hera e parë që këso ngasjesh bëhen në këtë vend.