Shtetases nga Maqedonia ia vjedhin çantën me para në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
20 Nëntor 20161 min lexim99 vizita
Viktima femër shqiptare shtetase e Maqedonisë raporton se persona të panjohur i kanë thyer veturën dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e dorës në të cilën kishte dokumentet personale, 110 franga, 2500 denar dhe 90 euro.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ferizaj.
Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar .