Në Ferizaj drutë e konfiskuara u shpërndahen 70 familjeve
Redaksia
Ferizaj24
30 Nëntor 20161 min lexim111 vizita
Ferizaj, 30 nëntor- Komuna e Ferizajt ka planifikuar që 150 kubikë dru të konfiskuara nga prerësit pa leje t’ua shpërndajë 70 familjeve skamnore të kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kërkesën e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë e kanë përkrahur edhe këshilltarët e KK-së në mbledhjen e fundit, ndaj shpërndaja e druve do të nisë sot, të mërkurën.