Marketi që ka vendosur bojkot ndaj produkteve serbe edhe para taksës 100 për qind, ka respektuar edhe ligjin duke vendosur flamujt e origjinës së produkteve. Marketet në Kosovë nuk kanë qenë të shpejta në implementimin e udhëzimeve ligjore që ju kërkon vendosjen e flamurit të origjinës së produkteve në rafte. Megjithatë, progres kanë shënuar disa markete, duke bërë më të lehtë që konsumatorët të informohen mbi origjinën e produkteve që i blejnë. Plus Market në Ferizaj ka vendosur flamujt e origjinës sipas fotografive. Ky udhëzim rrodhi nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, që hyri në fuqi po ashtu vitin e kaluar.