Një objekt në Ferizaj para pak minutash është përfshirë nga zjarri. Sipas lexuesve të Ferizaj24, në katin e parë të objektit është një butik, derisa në katin sipër ka banorë. Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet e zjarrfikësve, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar apo si erdhi deri te zjarri. Më poshtë pamje të këtij objekti që gjendet afër stacionit të trenit në Ferizaj.