Kryetari aktual i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, do të rikandidojë në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi.
“Po, e konfirmoj se z.Aliu do të rikandidojë për kryetar në zgjedhjet lokale. Është e konfirmuar nga partia”, ka deklaruar Sherifi. Ndryshe, edhe vetë Aliu para disa muajve kishte deklaruar se do të rikandidojë në zgjedhjet lokale të këtij viti. Ai kishte deklaruar se i ka tejkaluar premtimet e tij të fushatës elektorale. Aliu i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e ka marrë mandatin e parë në zgjedhjet komunale të vitit 2019.