Fantastike! DJ Regard nga Ferizaj performon në ‘The Tonight Show’ të Jimmy Fallon
Redaksia
Ferizaj24
21 Maj 20211 min lexim108 vizita
DJ nga Ferizaj, Regard ka shënuar një tjetër arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij.
Ai ia ka dalë të jetë pjesë e një prej programeve më popullore përtej oqeanit, në SHBA.
Regard bashkë me Troye Sivan dhe Tate McRae kanë performuar këngën e tyre të fundit “You” në programin e Jimmy Fallon, një pikë kjo e jashtëzakonshme në karrierë.
Pak ditë më parë, ai qe pjesë e “Brit Awards” si i nominuar në kategorinë “best British single”.
Lart e më lart!