Erdin Hashani nuk është kryetrajner i KF Vllaznisë nga Pozhorani. Ai sot dha dorëheqje pas humbjes me rezultat 2:1 nga Ferizaj në Pozhoran. “Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri i KF Vllaznia Erdin Hashani ka dhënë dorëheqje. I dëshirojmë suksese!”, njofton klubi i futbollit Vllaznia. KF Vllaznia është në vend të nëntë me 2 pikë nga katër ndeshje në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.