Kanë përfunduar gjashtë ndeshje të sotme në Ligën e Parë të Kosovës. Katër ndeshje u luajtën në Grupin A dhe tre të tjera në Grupin B. Liria ka arritur të fitojë 2:0 ndaj Trepçës, duke i futur kështu ish-kampionët e Kosovës në krizë të madhe.  
Vushtrria dhe Vëllaznimi kanë zhvilluar një ndeshje interesante, por që mbaroi me rezultat të barabartë, 1:1.
  Me rezultat të thellë fitore arriti edhe Flamurtari, që ka deklasuar KEK-un 5:0. Në takimet e tjera, Armend Dallku arriti fitoren e parë si trajner i Dukagjinit duke mposhtur Onixin e vendit të parë, 2:0 teksa edhe A&N arriti të marrë tri pikë kundër Malishevës, 1:0. Në Grupin B, Ferizaji arriti fitore në frymën e fundit përballë Vllaznisë së Pozheranit, 2:1. Flamurtari mposhti me goleadë KEK-un, duke fituar thellë 5-0. Ulpiana ka arritur të fitoj 1-2 si mysafire e Kikës, dhe me këtë rast ka marrë lidershipin e Grupit B. Rezultatet: GRUPI A Liria – Trepça 2:0 Vushtrria – Vëllaznimi 1:1 A&N – Malisheva 1:0 Dukagjini – Onix 2:0 GRUPI B Flamurtari – KEK-u 5:0 Vllaznia – Ferizaj 1:2 Kika – Ulpiana 1:2