Të hënën, Ferizaj pritet t'i fillojë stërvitjet për stinorin pranveror. Në stërvitje, priten të jenë futbollistët që kanë qenë pjesë e skuadrës në stinorin vjeshtor, raporton Zëri. Stërvitjet do t'i udhëheqin Burim Qerkini dhe Jeton Bislimi. Kurse, trajneri i ri i Ferizajt do të zgjedhet së shpejti, dhe klubi ka bërë të ditur se është mjaft i njohur. Stërvitjet do të fillojnë në ora, 13:00 te stadiumi me bari sintetik. Gjithashtu, prej të hënës, priten përforcime mjaft të forta, gjithnjë sipas njoftimit të klubit ferizajas në Facebook.