Të premten rreth orës 02:23, presona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë plaçkitur një pompë derivatesh në fshatin Gërlicë të Ferizajt. Viktima ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës, dy persona i kishin grabitur atij 140 euro dhe ishin larguar në drejtim të panjohur, transmeton Klan Kosova. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.