Pas kalimit të një pjese të LDK-së nga Ferizaji në Listën e Vjosa Osmanit, sot grupi i përbërë nga 5 anëtarë të Kuvendit Komunal, edhe zyrtarisht janë larguar nga LDK-ja.
Kështu, sot ky grup nga pesë asambleistë krijuan Grupin Pralamentar të Listës Vjosa. Shefe e këtij grupi ëshët emëruar Hysnije Mustafa Shamolli, e cila përmes rrjeteve sociale konfirmoi një gjë të tillë. Postimi i plotë: "Nder dhe përgjegjësi të emërohem Shefe e Grupit Parlamentar të Listës Vjosa në Ferizaj. Falemnderit pêr besimin, miq të mirë! Na priftë e mbara "shkruan në profilin e saj Hysnije Mustafa Shamolli. Burimi: Bota Sot