"100 probleme" nuk e ndalin Ferizajn ta mposhtë Gjilanin në miqësore
Redaksia
Ferizaj24
30 Janar 20211 min lexim73 vizita
Në stadiumin e qytetit në Ferizaj, sot janë përballur Ferizaj dhe Gjilani në një ndeshje miqësore.
Përkundër problemeve të shumta, Ferizaj ka arritur të triumfojë përballë Gjilanit të Bylbyl Sokolit, shkruan "Zeri.info".
Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Ramush Ramadani.
Ndryshe, Ferizaj është duke u përballur me shumë probleme financiare.
Madje, klubi ditë më parë paralajmëroi tërheqjen nga garat.