Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur në shtylla elektrike e në pemë shamia të kuqe. E nga kjo parti kanë treguar edhe për simbolikën që kanë këto shamia, shkruan Gazeta Express. Arbërie Nagavci përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar që “një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin”, jep ngjyra, shpresë dhe pasion.
“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.  Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur”, ka shkruar ajo. Postimi i plotë: Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion. Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur. E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm. E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme. E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin. E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim. E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit. E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin. E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara. E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen. Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores. Me ✔️14 Krejt, me dashuri për vendin, votojmë Drejt ✔️127 https://www.facebook.com/arberienagavci14/posts/1322222514828647