Të mërkurën u publikuan pagat për secilën lojtare në periudhën 2012-2015, të ish kampiones së Kosovës në hendboll (femrat), Kastrioti nga Ferizaj, ndërsa sot edhe operimet për shtatë hendbolliste sa ka qenë president i klubit Ahmet Hysenaj Petrova. Ai ka qenë president në periudhën 2007-2016! Lista e operimeve u sigurua nga udhëheqësi i financave të KHF Kastrioti të asaj kohe, Blerim Maksuti, për periudhën 2007-2016 dhe sipas tij, të gjitha shpenzimet janë hequr nga xhepi personal i Ahmet Petrovës. Ai ka thënë se të gjitha i kanë të faktuar me letra ashtu si e do rendi dhe protokolli i një klubit të organizuar siç ishte në kohën e Petrovës, që kishte arritur suksese të mëdha, tre tituj dhe tre Kupa rresht të Kosovës. Siç thonë, Shqipe Tahiri e ka pasur në rrezik karrierën sportive, pasi që edhe specialisti slloven kishte thënë atëkohë, kjo vajzë rrezikon që mos të mundet as të ecë, por fatmirësisht ajo jo vetëm që u ngritë në këmbë por edhe është kthyer fuqishëm në fushën e lojës.  Jo vetëm kaq, paralajmërohet të zbardhen dhe shumëçka tjetër! Image Lista e operimeve Ja lista e operimeve që u sigurua nga Blerim Maksuti, shifra e operimit për secilën lojtare! Lirie Muhaxheri - RE-Medika Shkup 19.90 € 19.01.2008: 895.60 euro Totali 915.50 € Shqipe Tahiri  - Acibademsistina Shkup 20.11.2010: 27.73 euro Acibademsistina Shkup    04.11.2010: 24.47 euro Acibademsistina Shkup    20.11.2010: 34.58 euro Acibademsistina Shkup    20.11.2010: 187.60 euro Re-Medika Shkup    20.12.2010: 2,686.00 euro Re-Medika Shkup    05.04.2011: 313.46 euro Spitali i përgjithshëm Shkup    27.05.2011: 2,910.00 euro TOTALI 6,183.84 € Veselinka Trenovska – Acibademsistina    24.05.2013: 2,253.00 euro TOTALI 2,253.00 euro Edona Jonuzi - Hospital Kavaja 10 27.12.2013: 2,000.00 euro TOTALI 2,000.00 € Vahide Gashi - Layo SHPK    25.03.2016: 500.00 euro TOTALI 500.00 € Blerina Haxha - Layo SHPK  25.03.2016: 500.00 euro TOTALI 500.00 euro Shpresa Fazlija – Acibademsistina    04.03.2013: 200.65 euro Pzu Primaterapi    12.04.2013: 110.11 euro Aloka    04.11.2014: 100.00 euro TOTALI 410.76 € Totali i Pagesave 12,763.10 euro