Samir Rexha 20 vjeçar, vdiq pasditen e së enjtes në hyrjen e një ndërtese banimi në Ferizaj. Ferizajasi u qëllua me armë zjarri dhe nga plagët e marra mbeti i vdekur në vend. Të premten në mëngjes familjarët kishin hapur të pamën për djalin e madh të familjes Rexha. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në Ferizaj në rrugën “Hysen Tërpeza” rreth orës 18:00 një i dyshuar i panjohur, për shkaqe të panjohura, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Samir Rexhës, me ç’rast viktima ka ndërruar jetë.