Një zjarr i madh ka përfshirë supermarketin “Viva Fresh Store” në Ferizaj. Zjarri i cili ka shpërthyer pak minuta pas mesnatës ka bërë shkrumb pothuajse të gjithë objektin e supermarketit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë Policia dhe Zjarrfikësit. Sipas Policisë, në këtë incident nuk ka të lënduar ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.