Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 04:10 minuta në rrugën ,,Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Policia thotë se sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Tigra, 27 vjeçar me inicialet E.M, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humb kontrollin mbi automjetin dhe ka dalur nga rruga duke goditur një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe ka ndërruar jetë. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.