Ferizaj vazhdon të ketë mysafirë anglez herë pas here, pasi tani 51 për qind e klubit i takojnë Brian Deane dhe aksionarëve të tjerë anglezë. Sot në takim ishin drejtori i Shefilldit, Carl Shieber, i cili ka biseduar me Nadir Haxhimusën për gjendjen e klubit, shkruan Gazeta SHESHI. Aty u fol për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen. Ai ishte së bashku me vëllain e futbollistit anglez Rio Ferdinand, Antonio që më parë ka luajtur në Premier League me West Ham United, QPR e Sunderland. Ferizaj është në pritje që ta emërojë trajnerin e ri, ku bisedimet me Bylbyl Sokolin kanë vazhduar.