Policia, e ftoi qytetarin L.D(M/SH/K) 35 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.
Bashkëpunimi qytetar-Indeksonline-Polici është duke vazhduar.
Kjo fushatë e nisur nga IndeksOnline ka për qëllim uljen e numrit të aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes në trafik.