Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj sot ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021. Përmes një komunikate, USHAF-ja ka njoftuar se do të pranohen 640 studentë në nivelin Bachelor dhe 150 të tjerë në nivelin Master. "Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/21, sipas të cilit do të pranohen 640 studentë në nivelin e studimeve Bachelor dhe 150 në nivelin e studimeve Master”, thuhet në komunikatë. Konkursi për të dyja nivelet e studimit, do të jetë i hapur deri me 30 shtator 2020, në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë (përfishirë edhe ditën e shtunë).  Komunikata e plotë: Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/21, sipas të cilit do të pranohen 640 studentë në nivelin e studimeve Bachelor dhe 150 në nivelin e studimeve Master.  Në studimet Bachelor, do të pranohen 529 studentë të rregullt, ndërsa 77 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 8 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 13 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 13 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.  Në këtë nivel të studimeve, kandidatët për studentë të UShAF do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:  Dizajn Grafik dhe Multimedia  Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë  Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve  Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit  Inxhinieri Industriale me Informatikë  Menaxhment Industrial  Ndërsa, në nivelin e studimeve Master, do të pranohen 123 studentë të rregullt, ndërsa 18 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 3 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.  Programet në nivelin Master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:  Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri  Inxhinieria dhe Informatika  Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm  Konkursi për të dyja nivelet e studimit, do të jetë i hapur deri me 30 shtator 2020, në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë (përfishirë edhe ditën e shtunë).