“UEFA, sot ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve UEFA ka licencuar stadiumin “Fadil Vokrri” pas renovimit të tij për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmes një deklarate në ueb faqen e tyre zyrtare. “UEFA, sot ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve”. “Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin.”