Trajneri i mirënjohur, Kasim Kamenica, largohet ngas qyteti i Ferizajt dhe merr rrugë për në Gorazhde, në vendlindjen e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kamenica është kryetrajner i klubit të hendbollit Kastrioti (meshkujt) por arsyeja e largimit është e përkohshme, për shkak të gjendjes që po kalon Kosova, pezullimit të kampionatit shkaku i rrezikut nga virusi korona. Edhe hendbollisti Antonio Vozila u largua nga Kastrioti përkohësisht dhe ka shkuar në Rijekë, në vendlindjen e tij. Këtë e konfirmon edhe Ahmet Hysenaj-Petrova. Por me kalimin e kësaj gjendje të jashtëzakonshme, ata do të kthehen në Kosovë.