Që të gjithë ne jemi në dijeni për vetitë pozitive shëndetësore që ka molla. Po t’ia shtojmë këtë frut edhe një torteje, përveç se e bëjmë të shëndetshme, i japim edhe shije më të mirë. Kjo është receta e kekut me mollë, e cila mund të gatuhet në një periudhë shumë të shkurtë. PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM: 200 g gjalpë në temperaturë ambienti 140 g miell pa gluten 70 g niseshte 120 g sheqer 3-4 mollë 3 vezë 1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) 3 lugë sheqer kaf 1 lugë kanellë pluhur PËRGATITJA:  

Ndezim furrën në temperaturën 180° C. – Mollët e qëruara i presim në kubikë dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë. – Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë. – Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani i përziejmë me spatul. – Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell. – Shpërndajmë mbi brumë mollët që na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.