Një person nga Kaçaniku është therur mbrëmë me thikë në rrethana të panjohura dhe sipas tij nga persona të panjohur. Sipas Policisë viktima është dërguar në spitalin e Ferizajt. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.