Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohen se kanë therur me thikë një 26 vjeçar në një fushë sportive në Ferizaj. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi. “Ka ndodhur një therje me thikë në Ferizaj, në një fushë sportive, të lënduarit i është dhënë ndihma e parë në Ferizaj dhe më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë”. Ai njofton se Policia e Kosovës është duke u marrë ende me rastin.