Të gjitha rastet e paraqitura si të dyshimta për infektim nga COVID-19 në Ferizaj, dalin të jenë negativ, njoftojnë profesionistët shëndetsorë, thuhet në ueb-faqen e kësaj komune. “Konstatohet se të gjitha rastet e paraqitura të dyshimta në Ferizaj janë konfirmuar si negative”, thuhet në njoftim. Nga qytetarët e kërkohet që të ruajn qetësinë, por të shrohet kujdesi. “Në këtë situatë është shumë e rëndësishme që të ruhet qetësia mes qytetarëve, të shtohet kujdesi por të mos krijohet panik e panevojshme”, thuhet tutje. Në këtë komunë është krijuar Shtabi Emergjent në mënyrë që të koordinohen sa më lehtë insitucionet shëndetsore në trajnimin e rasteve eventuale, shtab ky i udhëhequr nga i pari i kësaj komune, Agim Aliu, drejtori i DShMS, drejtori i QKMF-s , drejtori i Spitalit të Përgjithshëm, drejtori i IKShP-së si dhe farmacistët e QKMF dhe Spitalit, thuhet tutje në njoftim. Deri më tani në Kosovë, janë 3 raste të konfirmuar me COVID-19. Dy qytetarë nga komuna e Vitisë, një qytetare nga Klina. Mali i Zi është i vetmi vend në Evropë që ende nuk është prekur nga ky virus. 5.604 persona deri më tani kanë vdekur në gjithë botën nga ky virus, mbi 1 mijë e 400 raste janë duke u testuar, dhe mbi 73 mijë persona të tjerë janë shëruar.