Me tri ndeshje që zhvillohen sot dhe po aq të shtunën në kuadër të javës së 12-të të IPKO Superligës fillon faza e dytë e Kampionatit të sivjetmë të Kosovës në futboll. Sot, Drita luan në udhëtim te KEK-u, ndërsa dy takime tjera janë Ballkani-Liria dhe Ferizaj-Flamurtari. Pa i nënçmuar ndeshjet e sotme, vetë pozita e skuadrave në tabelë, por edhe synimet e tyre, bën që ato të ditës së shtunë të parashikohen si më interesante. Pa dyshim që përballja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit vlerësohet si kryendeshje e kësaj jave, duke marrë parasysh se mitrovicasit tashmë e kanë kapur ritmin e kërkuar prej shumë kohësh, derisa skuadra nga Drenasi synon që pas humbjes nga Gjilani t’i rikthehet fitores dhe të vazhdojë kryesimin e renditjes. E premte: Ferizaj – Flamurtari Ballkani – Liria KEK-u – Drita E shtunë: Trepça ’89 – Feronikeli Gjilani – Prishtina Drenica – Llapi Ndeshjet fillojnë në orën 13:45.