Ushqimi në gotë ose ndryshe e njohur si “smoothie” është bërë një senzacion kohëve të fundit. Përveç se kanë përbërës të shëndetshëm dhe të freskët, smoothiet treten shumë lehtë. Vlerat e tyre ushqyese janë aq të larta sa që nuk është e nevojshme t’i kombinoni me ushqime të tjera, por thjesht t’i konsumoni si një vakt ushqimor, për mëngjes ose darkë. Më poshtë gjeni një kombinim me arra. Përbërësit 1 banane 30 gram arra 1 gotë qumësht 1 lugë mjaltë. Fillimisht e coptoni banenen e më pas e vendosni në blender. Më pas shtoni qumështin, arrat dhe mjaltën. Përzihet derisa të jetë kombinuar plotësisht dhe të jetë bërë konsistencë e smoothieve dhe shërbëhet.