Vazhdon situata mjeruese te klubi i mirënjohur kosovar, Ferizaj. Problemet financiare dhe ato të brendshme te klubi ferizajas në fakt kishin filluar që në edicionin e kaluar, raporton "Zeri.info". Tani që skuadra bën gara në Ligën e Parë, Ferizaj ka bërë me dije se futbollistët nuk janë paraqitur fare në seancën e sotme stërvitore. Kjo për shkak të bojkotit të futbollistëve shkaku i gjendjes së vështirë financiare.