Vullnetmirët po ndihmojnë vazhdimisht profesionistët shëndetësor e të angazhuarit në përballimin e menaxhimin e situatës me COVID-19 në Ferizaj. Me këtë rast edhe Ferizajasja Shpresa Beqiri dhuroi 100 maska për Komunën e Ferizajt. Këtë donacion e pranoi drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, i cili falënderoi zonjën Beqiri për përkushtimin,gadishmërinë për të ndihmuar familjet në këtë situatë pandemie. Njoftimi i plotë: Vullnetmirët po ndihmojnë vazhdimisht profesionistët shëndetësor e të angazhuarit në përballimin e menaxhimin e situatës me COVID-19 në Ferizaj. E tillë është edhe zonja Shpresa Beqiri e cila sot dhuroi 100 maska të punuara nga vet ajo, për punonjësit e angazhuar në Komunën e Ferizajt. Donacionin e pranoi drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, i cili falënderoi zonjën Beqiri për përkushtimin, ndjeshmërinë që të ndihmoj në këtë situatë përmes këtij donacioni. Shembuj të tillë meritojnë vlerësimin e mirënjohjen e gjithësecilit!