Për gjashtë muaj në Kosovë (janar-qershor 2019), në aksidente të rënda trafiku në cilësinë e shoferëve, pasagjerëve dhe këmbësorëve kanë vdekur 40 persona, transmeton Ferizaj24. Mijëra aksidente ndodhën gjysmën e parë të 2019’ës, kjo edhe për shkak të pakujdesisë së shoferëve të veturave. Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet se si një shofer i pakujdesshëm për pak sa nuk shkakton një aksident, që edhe mund të ishte fatal. Në pamje shihet se një veturë e tipit BMW X5, dëshiron të kthehet në anën e majtë duke mos e lejuar veturën tjetër të kaloj dhe për pak sa nuk e godet. Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, konkretisht rruga Ferizaj-Dardani. Më poshtë mund t’i shihni këto pamje.