Një aksident tmerrues trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup. Një kamion që besohet se i takon kompanisë Bechtel-Enka shihet i rrokullisur ndërsa edhe një shtyllë elektrike është thyer nga rëndesa e mjetit motorik në fjalë. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo të vdekur nga ky aksident.