Gjest i mirë i qytetarit nga Ferizaj: Dorëzon në polici kuletën e gjetur me afër 400 euro. Një qytetar i Ferizajt, Osman Lohaj, 21 vjeçar, me profesion kamarier, mbrëmë ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura , para Emergjencës Primare në Ferizaj. Portofoli i përkiste Çlirim Asllanit 22 vjeçar nga Ferizaj. Lohaj menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. “Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 381 euro dhe dokumentet e tij)”, thuhet në raportin e Policisë. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Osman Lohaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë .