Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar 23 persona pas një aksion për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Ferizajt. Prej tyre 14 persona të moshës madhore dhe 9 fëmijë, ( 15 shtetas të Republikës Shqipërisë dhe 8 shtetas të Republikës së Kosovës). Me këtë rast, policia ka shqiptuar 12 fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”. Në komunikatën e Policisë thuhet do të vazhdojë aksioni për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizaj.