Ai vetëm pak ditë më parë publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “1 Familje”. Fjala është për reperin nga Ferizaj, 2 Ton, i cili ka paralajmëruar sërish një tjetër këngë të re. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory. Ai krahas postimit tregon se projekti i radhës i tij do të publikohet shumë shpejt. “Shumë shumë shpejt”, ka shkruar ai. Artisti i njohur ndërkohë nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këngës, e cila duket se mezi pritet edhe nga fansat e 30 vjeçarit.