Smoothie fantastik me përbërësit e stinës plus turmerik dhe piper të kuq për ta bërë edhe më interesant në shije, edhe më të shëndetshëm.PërbërësitLëngu i 3 portokalleve mesatar me shegë Lëngu i një limoni 2 portokalle të plotë me shegë, të qëruar 1 banane mesatare 1/2 lugë caji (tsp) turmerik pluhur 1/3 lugë caji (tsp) piper i kuq 2 lugë gjelle (tbs) fara luledielli të qëruara 1/3 kupë kuba akulli Pak kripë 1 lugë caji (tsp) fara lulëkuqejePërgatitjaVendosini të gjithë përbërësit përveç farave të lulëkuqeve në blender për 2-3 min. Shtoni farat e lulëkuqeve dhe kalojini në blender për 5 sec.Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shijojeni menjëherë.