Të enjten në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, është arrestuar një i dyshuar pasi që e kishte sulmuar fizikisht një person dy ditë më parë. Për më tepër, kur ishte intervistuar në polici, ai i kishte kërcënuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.