Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar për vdekjen e ish-drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe aktivistit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci. Aliu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Vranovcit.
“Me dhembje mora lajmin rrufe, se papritmas sot, ka ndërruar jetë anëtari i Kuvendit të Komunës, ish drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci” “Ike e na dhe lamtumirën herët, bashkëqytetar e koleg i dashur, vepra e kontributi që le pas, për Ferizajn e ferizajast, do të mbeten gjurmë të pashlyeshme në historikun e institucioneve tona. Të qoftë i lehtë dheu e dritë pastë shpirti yt!”, ka njoftuar komuna duke ngushëlluar familjarët. Ndërkohë edhe kryetari i LDK-së ka ngushëlluar familjen për vdekjen e aktivistit Ismet Vranovci. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të veprimtarit, Ismet Vranovci. Ai pas vetes la një veprimtari të bujshme atdhetare dhe politike, si: asambleist, drejtor i komunës së Ferizajt, këshilltar e sekretar i Degës dhe së fundmi si shef i grupit të asambleistëve në Ferizaj. Angazhimi dhe veprimtaria e tij do të kujtohen përherë. Në emrin tim personal dhe Lidhjes Demokratike u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, thuhet në telegramin e Abdixhikut