Ndërsa ka theksuar se vendimi për rikthimin e këtyre nxënësve në bankat shkollore do të merret javën e ardhshme.
“Për këto nivele të shkollimit do të vazhdoj në këtë javë online. Javën e ardhshme se si do të zhvillohet mësimi do të merret vendimi tutje, për secilën komunë vec e vec duke pasur parasysh se secila nga to ka specifikat e veta”, tha Nagavci.
Ajo tutje iu ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të shkollave, prindërve e mësidhënësve që të kenë kujdes të shtuar, jo vetëm në ruajtjen e shëndetit publik por që edhe secili nxënës të marrë njohurit e nevojshme gjatë mësimit.
“Përderisa mësimi po shkon pa pengesa, unë e shfrytëzoj këtë mundësi qofshin drejtor të shkollave, prindër, e mësidhënës që të angazhohemi të gjithë krahas kujdesin për shëndetit mësimor, të kujdesemi të mos lëmë anash asnjë fëmijë nga procesi mësimor dhe nga nxënia”, tha Nagavci.