Ministria e Arsimit bënë të ditur se nesër më 21 qershor dalin rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore
Redaksia
Ferizaj24
20 Qershor 20181 min lexim117 vizita
Nxënësit e shkollave të mesme që i janë nënshtruar testit shtetëror të maturës do të marrin rezultatet e tij nesër.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Fitër Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018. Sipas njoftimit maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27 qershor 2018.