Mërgimtarit në Ferizaj ia vjedhin veturën në ditën e Bajramit
Redaksia
Ferizaj24
14 Maj 20211 min lexim90 vizita
Një person në Ferizaj ka raportuar se të enjten rreth orës 15:00 i është vjedhur vetura e targa të huaja.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa të huaja.”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.