70 banka dhe 80 karrige i janë dhuruar shkollës fillore “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër të Ferizajt. Krejt kjo erdhi me kontributin e mërgatës shqiptare, të cilët mblodhën fonde që ta ndihmojnë këtë mësonjëtore. Donacioni erdhi nga shoqata humanitare CreAction Geneve.