Në kuadër të “Ditëve të Kulturës -Ferizaj 2019” janë mbajtur edhe garat e recitatorëve aktivitet ky me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Ferizajt. Organizator i Garës së Recitiatorëve ishte Klubi Letrar “De Rada” në bashkëpunim edhe me Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu”. Të pranishmit në garën e recitatorëve i ka përshëndetur drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, me ç’rast ka theksuar se këto gara janë shumë të rëndësishme me vet faktin që ju krijohet mundësi të rinjve që të shprehin talentin e tyre. Në jurinë seleksionuese ishin Ali Krasniqi dhe Edona Salihu, ndërsa juria e cila vendosi për çmimet ishte në këtë përbërje: Zyrafete Shala, Fatmir Hyseni edhe Arben Marevci. Në garën e fatoseve fitues u zgjodhën: 1.Valina Hoxha 2.Nina Ramadani 3.Diona Murseli Ndërkaq në garat e nxënësve filloristë fitues u zgjodhën: 1.Erina Sahiti 2.Anila Sahiti 3.Drin Bajraktari Ndërsa në garat e recitatorëve nga nxënësit e shkollave të mesme fitues u zgjodhën: 1.Rinesa Ahmeti 2.Adea Rexhepi 3.Adhuresa Salihu Çmimi "Misret Halili" Erina Sahiti