Një person është arrestuar nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj , me dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar disa qytetar duke u premtuar viza pune në Gjermani. Me urdhër të gjykatës kompetente është bastisur banesa e të dyshuarit me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar dy vula të firmës së tij të cilat dyshohet se janë të falsifikuara , printer, skaner, kartela të ndryshme bankare dhe dokumente të ndryshme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.