Marrin veturën me qera në Ferizaj, e shesin jashtë Kosovës
Redaksia
Ferizaj24
23 Maj 20181 min lexim97 vizita
Sipas raportit ditor të policisë, të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nën arsyetimin se me datë 30 prill të këtij viti kanë marrë një makinë me qera dhe të njëjtën nuk e kanë kthyer më.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.
Në raport thuhet se, të dyshuarit e kanë marrë veturën me qera dhe e kanë dërguar jashtë shtetit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.