Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, vazhdon të mbetet një prej emrave më të komentuar në media. Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, Luana ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive në të bardha. Me modelin e flokëve të shkurtra, prezantuesja duket ndryshe dhe më tërheqëse se asnjëherë tjetër. “E bardhë si bora”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.