Lakra ka pothuajse 40 kalori për 100 gram, por përmban sasi të konsiderueshme të fosforit, kalciumit, kaliumit dhe squfurit, hekurit, bakrit, zinkut dhe magnezit. Ajo është veçanërisht e pasur me vitaminë C, por edhe me vitamina A, B1, B2, PP dhe K. Të gjithë këta elementë e bëjnë ushqimin e lakrës me shumë cilësi të mira, por vetëm nëse merren në gjendje të papërpunuar. Është e rëndësishme të zgjidhni gjethe jeshile që janë shumë më të pasura në kripërat minerale sesa ato të bardha. Lakra është dobiprurëse për shumë probleme shëndetësore: -Sëmundja e zorrëve -Kollitje -Kapsllëk -Ulcerë në stomak -Pagjakësi -Bronhitis -Dermatoza -Ethet -Plagët